Panik e frikë në rrugët e Gjermanisë. Dy luanë, dy tigra dhe një xhaguar kanë dalë nga kafazet e kopshtit zoologjik në Lunebach dhe nuk dihen nga kanë përfunduar.
Policia këshilloi banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të lajmëronin autoritetet nëse shihnin ndonjë prej grabitqarëve të rrezikshëm.
Nga kopshti zoologjik u arratis edhe një ari, por u qëllua me armë qetësuese dhe u kap.
Sipas medieve gjermane, kafshët mundën të dilnin nga kafazët pas përmbytjeve që u shkaktuan nga stuhia një natë më parë.





