Vin Diesel, i njohur për rolet e tij në filmat aksion ka realizuar një tjetër arritje për jetën e tij. Ylli i “Fast and Furious” është rikthyer në kolegjin e Hunger për t'u diplomuar pas 30 vitesh.

Ai e la shkollën për të vazhduar ëndrrën e tij në Hollywood, por të mërkurën (30 maj) ka marrë titullin mjek.

50-vjeçari u vlerësua pas tre dekadash me titullin Profesor Doktor i Letrave Humane në Anglisht.

Gjatë fjalimit të tij, Vin, emri i vërtetë i të cilit është Mark Sinclair, zbuloi se nuk e ka harruar kurrë përvojën në kampus, pavarësisht se ka bërë shumë role filmash.