Një shqiptar është arrestuar në Kalabaka të Greqisë për shitje të lëndëve narkotike. Trafikanti shqiptar do t’i dorëzonte blerësit 1.6 kg kanabis për 1 mijë Euro. Por nuk e kishte menduar se klienti i tij ishte në fakt një polic i infiltruar.

Në vendin e takimit kishte edhe oficerë të tjerë policie, të cilët mbanin nën survejim situatën. Sapo u bë shkëmbimi i drogës me paratë, shqiptari e pa veten me pranga në duar.

Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe qëndrim të paligjshëm në vend, pasi nuk dispononte dokumente legale.