Grekët kanë ngritur një shqetësim të ri së fundmi ndaj shqiptarëve, sipas të cilëve, shqiptarët po kalojnë kufirin ilegalisht me Greqinë dhe po vjedhin bimë medicinale me vlerë në tregun europian.
Shkrimi u publikua nga “AFP”, ku pronari i një zone alpine në një lartësi prej 1400 metrash në malin e Gramozit, Yiannis Spirou, thotë:
“Grupe të organizuara vendosen në mal, duke jetuar në kasolle të improvizuara. Ata mbledhin sasi të mëdha bimësh dhe i transportojnë ato me anë të mushkave në territorin shqiptar”.
Bima më e çmuar është “Primula veris”, e cila sipas qytetarëve grekë nuk rritet në zonën shqiptare. Kjo bimë besohet se lufton infeksionet respiratore, urinare dhe lodhjen.





