Një i dënuar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat greke, ka tentuar arratisjen nga burgu i Kretës në Greqi duke prerë hekurat e qelisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë më 30 maj, ndërsa është bërë publike sot. Për shkak të pamundësisë dhe vështirësive që hasi për t’u larguar, hoqi dorë nga përpjekja e tij dhe u rikthye në qeli.

Pas zbulimit të ngjarjes, autoritetet e burgut ushtruan kontroll në qelinë e tij dhe të burgosurve të tjerë., ku u gjetën disa mjete të ndryshme të improvizuara. Për këtë incident ka nisur një hetim paraprak.