Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Durrësit, urbanisti i njohur Ardian Muka, në një postim në Facebook rendit dy nga pikat më të nxehta të rendit të ditës së mbledhjes së djeshme të këshillit për të cilat PD shprehu votën e saj kundër.

Muka nënvizon se “për të dytën herë, kjo rritje taksash e kërkuar nga bashkia nuk u aprovua nga ana e Këshillit, pas oponencës së opozitës”.

Në të njëjtën kohë, Muka deklaron se vota e këshilltarëve demokratë ishte “JO në unison!!” për një koncesion që bashkia e Durrësit ka planifikuar t’ia japë një privati; dhënien me qera një private të një terreni sportiv për fusha tenisi, të ndërtuar në oborrin e një shkolle të mesme, me një fond 132 milion lekësh të financuar nga bashkia Durrës.

“Te dashur miq, ju garantoj se me keto akte kemi prekur fundin. Nga njera ane kjo bashki kerkon te mbledhe gjithnje e me shume taksa, qe pastaj te kene mundesi te financojne projekte korruptive dhe pa kurrfare impakti ne jeten e qytetareve, si Veliera dhe shtrimi me pllaka mermeri te trotuareve, nderkohe qe Durresi vuan nga permbytjet, mungesa ujit te pijshem, kanalizimet dhe sistemi rrugor i amortizuar, dhe nga ana tjeter, investimet e bera nga taksat tona, ne ambjentet e shkollave te qytetit, kerkon tua jape me koncesion privateve nepermjet nje sistemi klientelisto korruptiv.
Deri kur do vazhdojme keshtu….!!!!”,shkruan Muka.

Postimi i plotë i Ardian Mukës:

Te nderuar miq !

Dje dt 30.05, u zhvillua mbledhja e rradhes se Keshillit Bashkiak Durres, ku sebashku me koleget e tjere te opozites denoncuam fort dy pika te rendit te dites:
1.Nga ana e bashkise u kerkuan per here te dyte disa ndryshime per sistemin e taksave dhe tarifave vendore, e me saktesisht rritje te nivelit te takses mbi ndertesat per perdorim banimi, rritje kjo shume e larte per banesat ne ish njesite administrative si dhe per banesat e qytetit te Durresit. Per ish komunat rritja e propozuar per ndertesat e banimit eshte 10 here, pra 1000 %, duke shkuar nga 2,5 leke per meter katror siperfaqe banimi ne vit, ne 24 leke per meter katror ne vit, duke prekur plot 25564 familje; ndersa per qytetin e Durresit rritja e propozuar eshte ne 25%, pra nga mesatarisht 24 leke per meter katror siperfaqe banimi ne vit shkon ne 34 leke per meter katror ne vit, duke prekur rreth 70000 familje.
Votat e bashkuara te opozites bene qe per here te dyte te deshtoje kjo tentative per rritje taksash nga ana e bashkise, e cila rritjen e pretendon bazuar mbi nje vendim te qeverise, por qe ministri Karagjoz i financave ne nje prononcim te tijin te para nje jave u shpreh qe aplikimi i efekteve te ketij ligji do te filloje nga janari 2019, dhe dy dite me pas ridoli ne konference shtypi dhe deklaroi qe ate cfare thashe dy dite me pare ishte loje, sepse bashkite qe e kane filluar aplikimin e takses do ta vazhdojne ta mbledhin qe ne 2018, dhe bashkite qe nuk e kane filluar aplikimin do ta nisin per 2019. Minister Karagjoz, shtet Karagjoz!! 
Me qene se bashkia Durresit nuk e ka filluar aplikimin e takses se re sepse iu hodh poshte per here te pare nga mbledhja e kaluar dt 23.04 e Keshillit, dhe mqs ne qytetin tone nuk eshte arritur akoma hedhja dhe perditesimi elektronik i te gjithe pronave ne qytet dhe ne ish njesite administrative, ne propozuam qe kjo rritje takse te filloje aplikimin per Durresin duke filluar nga viti 2019, si dhe nje sere propozimesh te tjera per uljen e % se taksave per ndertesat ne perdorim sherbimesh dhe tregtie.
Dhe per here te dyte kjo rritje taksash e kerkuar nga bashkia nuk u aprovua nga ana e Keshillit, pas oponences se opozites
2.Nga ana e bashkise u kerkua hapja e procedurave per dhenien me qera te nje terreni sportiv per fusha tenisi, te ndertuar ne oborrin e nje shkolle te mesme, pra terren i bashkise, me nje fond 132 milion lekesh te financuara nga bashkia Durres, nje privati!!!
Pra privati merr nje koncesion nga bashkia pa shpenzuar asnje qindarke per investimin oborrin e shkolles!!
Natyrisht vota jone ishte JO ne unison!!
Te dashur miq, ju garantoj se me keto akte kemi prekur fundin. Nga njera ane kjo bashki kerkon te mbledhe gjithnje e me shume taksa, qe pastaj te kene mundesi te financojne projekte korruptive dhe pa kurrfare impakti ne jeten e qytetareve, si Veliera dhe shtrimi me pllaka mermeri te trotuareve, nderkohe qe Durresi vuan nga permbytjet, mungesa ujit te pijshem, kanalizimet dhe sistemi rrugor i amortizuar, dhe nga ana tjeter, investimet e bera nga taksat tona, ne ambjentet e shkollave te qytetit, kerkon tua jape me koncesion privateve nepermjet nje sistemi klientelisto korruptiv.
Deri kur do vazhdojme keshtu….!!!!