NASA ka ndarë një imazh nga një rajon aktiv në diell, duke zbuluar linja masive të fushës magnetike që shtrihen shumë lart mbi sipërfaqen e saj.
Imazhi u kap në dritën ultravjollcë ekstreme nga Observatori i Dinamikeve Diellore.
Vetëm disa ditë më parë, u zbulua një vrimë të madhe koronare përballë Tokës, e cila dërgon erë diellore që derdhet në hapësirë në drejtimin tonë.
Në imazhin e fundit, shpërthimet e fushës magnetike që vijnë nga dielli janë shumë herë më të mëdha se diametri i Tokës.
Ndërsa dielli mund të ndikojë në aktivitetet atmosferike dhe klimën në Tokë, vetëm gjatësi vale të caktuara të rrezatimit janë në gjendje ta ngrohin sipërfaqen e Tokës. Kjo kryesisht përfshin dritën e dukshme.
Përveç kësaj, dielli lëshon një rrjedhje të grimcave të ngarkuara elektrike.
Kur dielli është në një periudhë me aktivitet të lartë magnetik, prodhon rrezatim më intensiv dhe, duke ndjekur këto luhatje, studiuesit janë në gjendje të përcaktojnë se si aktiviteti i tillë ndikon në klimën e Tokës.
Kur aktiviteti i diellit ulet, Toka ka përjetuar periudha të temperaturave të ftohta.
NASA kohët e fundit zbuloi se dielli po shkon drejt një pike të ulët të njohur si minimumi diellor dhe pritet të ndodh në vitet 2019-2020.





