Pas më shumë se dy muajsh e gjysmë në gjendje kome, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 16-vjeçarja që u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj.

Policia informon se shtetasja M.Q., banuese në zonën e Plazhit, ka vdekur në spital më datë 29.05.2018.

Burime nga policia e Durrësit thanë për “DurrësLajm”, se adoleshentja vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Megjithatë, prindërit e saj nuk kanë ende një motiv të fortë që të dinë shkakun kryesor që e shtyu të bijën drejt vetëflijimit.

Adoleshentja 16-vjeçare M.Q. që u hodh mbrëmjen e 10 marsit nga kati i tretë i pallatit ku banonte, në zonën e plazhit në Durrës, gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në gjendje kome në spital, deri dy ditë më parë kur fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për veprime të mëtejshme.