13 televizorë janë vjedhur gjatë natës në një lokal “Eurolloto” në Xhafzotaj të Durrësit, ndërsa autorët nuk janë identifikuar ende nga ana e uniformave blu.

Policia informon se “Më datë 30.05.2018, gjatë natës, në fshatin Xhafzotaj, është vjedhur lokali “Eurolloto” në pronësi të shtetasit J.P, vjeç 29, banues në Xhafzotaj, ku kanë marrë 13 televizorë”.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.