"Po, ishte babi, unë e pashë". Kjo është fraza që përsërit në mënyrë të vazhdueshme djali 5-vjeçar i Fjoralba Nonajt, shqiptares së re që u vra dje në makinë nga burri i saj maroken, me të cilin kishin pak muaj që ishin ndarë.
Djali i mitur është tashmë në gjendje shoku, i tmerruar pasi ka parë me sytë e tij gjithçka që ka ndodhur dhe po kurohet në spitalin në Desio.
5-vjeçari ka parë se ai i ati ka kryer krimin monstruoz në mes të ditës, ku vrau me thikë 33-vjeçaren shqiptare dhe e la mes pellgut të gjakut me plagë të thella në gjoks, brinjë, bark, qafë dhe në shpinë.
Kur ambulanca mbërriti në vendnngjarje, pasi ishte thirrur nga disa kalimtarë, Fjoralba ishte pa jetë, pulsi nuk i ndihej, ndonëse mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, e reja nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të shkaktuara nga marokeni.
33-vjeçarja Fjoralba Nonaj, punonte si pastruese dhe ishte martuar me marokenin, me të cilin kishte djalin 5-vjeçar që pa tmerrin me sy. Sipas disa të njohurve, marokeni në të kaluarën e kishte kërcënuar disa herë gruan e tij derisa Fjoralba vendosi disa muaj më parë që të ndahet.





