Një 42-vjeçar shqiptar u arrestua nga autoritetet italiane pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari me inicialet A.R., i cili rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë, u justifikua se po vizitonte miqtë në Milano por nuk arriti t'i bindte agjentët e policisë pasi nervozizmi i tij ishte shumë i qartë.
42-vjeçari i cili banonte në një provincë të Padovas, u ndalua gjatë një kontrolli normal që policia po ushtronte në një autostradë pasditen e 29 majit.
Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e makinës tip Renault Megane, autoritetet zbuluan një zgavër në bagazhin e makinës, ku shqiptari kishte fshehur 5 kilogramë heroinë dhe 60 gramë kokainë.





