Goditet një rast i drogërave të forta. Arrestohet në flagrancë një 46-vjeçar, në operacionin e koduar “Laica” që u kap me heroinë.
Strukturat Policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv dhe të ndjekur me metoda speciale për goditjen e rasteve të drogërave të forta (heroinë), kanë finalizuar operacionin e koduar “Laica”, ku si rezultat është arrestuar shtetasi Aleksandër.K., 46 vjeç, banues në Vlorë.
Në banesën e këtij shtetasi, policia ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, si dhe një peshore elektronike.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.





