Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndalohet në Shijak një person me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

• Eqerem Dërvishi 53 vjeç, banues në Maminas.

Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, Itali e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Përdhunim” parashikuar në nenet 110,81/2 dhe 609 i Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.