Festivali i kulturës së Kosovës “Mirëdita, Dobardan” në kryeqytetin serb nisi me protestat e radikalëve. Rrugët u bllokuan nga forcat e policisë dhe brohoritjet vazhduan e po ashtu kundërshtimet ishin të ashpra. Në oborrin e qendrës për kulturë, artistët dhe organizatorët thanë se për afrimin e popujve janë me rëndësi edhe tentativat më të vogla.

“Ka qenë e vështirë të hapet ky festival te ne, pasi gjithçka duket kundër kësaj ideje dhe unë jam e lumtur që keni arritur kaq shumë njerëz”, tha Sofija Todorovic.

Festivali i pestë për kalimin e kufjeve të paragjykimeve u hap për të lënë të hapura marrëdheniet e vjetra.