Nuk keni menduar ende ku t'i kaloni pushimet e këtij viti? Det, mal, qytete të mëdha, qytete të vjetra… Sipas shenjës astrologjike, ja destinacioni që ju përshtatet më tepër.

Dashi: Indi

Nëse jeni të shenjës së dashit këtë vit do ju ndodhin ndryshime të mëdha. Do keni gjithë kohës dëshirë për të njohur horizonte të reja dhe për të provuar përvoja interesante. Që gjithçka t'iu realizohet dhe të ndiheni sa më mirë bëni pushime në Indi. Jo vetëm që do ndiheni mirë, por pas udhëtimit do ndryshoni tërësisht edhe ju vetë.

Demi: Udhëtim nëpër botë

Nëse jeni të shenjës së demit, 2018-ta do jete ideal për të njohur botën. Udhëtoni ngado për të njohur sa më shumë kultura, pak rëndësi ka se ku do shkoni.

Binjakët: Mal i Zi

Në 2018-ën ju binjakët duhet të kujdeseni për financat kështu që edhe pushimet duhet t'i mendoni jo shumë të shtrenjta. Shkoni në Mal të Zi për disa ditë dhe nuk do rrënoheni ekonomikisht, ndërkohë që do ja kaloni mirë.

Gaforrja: Holandë

Për gaforret këtë vit mund të ketë ndryshime në jetën sentimentale dhe atë familjare. Ardhja e një fëmijë do bëjë që edhe pushimet të jenë sa më të përshtatshëm për të. Mjediset e qeta dhe familjare mund t'i gjeni në Holandë. 

Luani: Tajlandë

Ju luanët do e keni të nevojshme këtë vit t'iu riktheheni parimeve dhe të dëgjoni më shumë trupin dhe shpirtin. Shkoni në Tajlandë pasi do ushqeheni mirë, do reflektoni, do qetësoheni dhe do magjepseni nga mjedisi.

Virgjëresha: Korsikë

Nëse jeni të shenjës së virgjëreshës këtë vit do keni nevojë të riktheni besimin ne vetvete dhe të arrini objektivat. Bëni kacavjerrje ne Korsike ose ne një tjetër shtet të përshtatshëm dhe do ndiheni më mirë.

Peshorja: Në tokën e të parëve

Nëse jeni të shenjës së peshores, 2018-a do jetë viti i shndërrimeve dhe kujtimeve të së shkuarës. Mjaft të interesuar për gjenealogjinë, mirë do jetë që të mendoni për disa pushime në tokën e të parëve tuaj kudo qoftë ajo.

Akrepi: Itali

Për ju akrepat dashuria do vihet në provë të vështirë gjatë këtij viti. Marrëdhënia me partnerin do kalojë goxha sfida të vështira. Për t'u pajtuar dhe për të rigjetur ngrohtësinë më mirë bëjini pushimet në Itali; Ngrohtësia, romantizmi dhe gastronomia do ju bëjnë mirë.

Shigjetari: Në një vend me lixha ose me det

Ju shigjetarët duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin gjatë 2018-ës. Për shkak të dhimbjeve trupore, kockave dhe lodhjes, me mirë bëjini pushimet në vende ku ka llixha, ku mund të bëni rafting dhe plazh.

Bricjapi: Marok

Të lindurit e shenjës së bricjapit do punojnë shumë këtë vit për të arritur majat kështu që do ju duhet kohë për t'u çlodhur. Disa pushime në Spa-te dhe botën marokene do ishin idealet për ta.

Ujori: Japoni

Për të larguar valët e këqija më mirë shkoni larg më pushime në 2018-ën. Do ju duhet të pushoni dhe të rifrymëzoheni. Pushimet shpirtërore do jenë më idealet dhe Japonia mund t'ua ofrojë këtë mundësi. Atje ka një traditë të quajtur "shukubo" që iu mundëson udhëtarëve të largohen nga turmat dhe të gjejnë paqen në tempuj ose manastire.

Peshqit: Greqi

Ky vit do jetë i mbushur me punë për ju peshqit dhe nuk do keni shumë kohë të lirë. Nëse doni të çlodheni, të qetësoheni dhe të adhuroni natyrën dhe kaltërsinë e detit shkoni në ishujt grekë dhe gjithë lodhja e vitit do kompensohet.