Një konflikt që dyshohet se është shkaktuar për motive të dobëta është regjistruar një ditë më parë në Durrës, në lagjen nr.18.

Policia e Durrësit nuk jep shumë detaje për ngjarjen, por në njoftimin për shtyp thekson se pas një konflikti, shtetasi I.M. 46 vjeç, ka goditur me grusht, shtetasen T.D, vjeç 55, banuese në Durrës.

Për pasojë, gruaja e dhunuar ka marrë plagë të lehta.

Mësohet se ndaj 46-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Ai akuzohet për “Plagosje e lehtë me dashje”.