4 raste të ndryshme të dhunës në familje janë regjistruar në Durrës 24 orët e fundit.

Në dy raste, gratë janë dhunuar nga bashkëshortët e tyre, ndërkohë që në dy rastet e tjera dhuna ka përfshirë anëtarë të tjerë të familjes, ku vëllai ka rrahur vëllanë apo nusja ish-vjehrrin.

Për të 4 personat e dhunuar është plotësuar dokumentacioni për t’u pajisur me urdhër mbrojtje, ndërkohë që për njërin prej bashkëshortëve dhunues, shtetasin H.K. 38 vjeç ka nisur edhe procedimi penal.

Njoftimi i policisë:

  • Më datë 29.05,2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin E.K vjeç 53, pasi i vëllai, shtetasi XH.K, vjeç 61, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
  • Më datë 29.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.M, vjeç 41, pasi bashkëshorti, shtetasi D.M vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
  • Më datë 29.05,2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.K vjeç 38 pasi bashkëshorti i saj, shtetasi H.K vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
  • Më datë 29.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin H.K, vjeç 38, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases E.K, vjeç 38. Neni 130/a i Kodit Penal. 
  • Më datë 29.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.M vjeç 66, pasi ish nusja e djalit, shtetasja A.A, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.