Një 39-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në kufi pasi i është gjetur marijuanë. Policia e Shkodrës bën me dije se më datë 29.05.2018 u prangos shtetasi M.L, vjeç 39, banues në Durrës. 

Ky shtetas u kap në PKK Muriqan, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga i vjehrri, shtetasi R.K, vjeç 54, banues në Berat, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit marijuanë.

39-vjeçari akuzohet për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" sipas nenit 283 I Kodit Penal.