Dalin detaje të reja pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë, kur 35-vjeçarja në Patos i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.
Ajo u dërgua në gjendje të rëndë për jetën nga familjaret në spitalin e Fierit dje pasdite, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk ia ka dalë dot.
Sipas Policisë, gruaja me inicialet E.S., banuese në Patos, është hedhur nga kati i katërt i pallatit të saj.
Fqinjë të viktimës bënë të ditur se ajo ka qenë pa punë dhe ishte nënë e një fëmije. Edhe i shoqi ishte pa punë, ndaj, sipas tyre, shkak i ngarkesës psikologjike të gruas mund të ketë qenë pikërisht papunësia dhe varfëria në familje. /Panorama/





