“Henley Passport Index” ka renditur të gjitha pasaportat e botës sipas numrit të vendeve që mbajtësit e tyre mund të vizitojnë pa viza. Ata përdorin të dhëna të mbledhura nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.
Rezulton se Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë pasi bartësit e kësaj pasaporte kanë të drejtën të udhëtojnë në 189 vende pa vizë, ndërsa ndiqet nga një vend tjetër aziatik, Singapori.
Këto janë dhjetë pasaportat më të fuqishme në botë:
- Japonia (189)
- Singapori, Gjermania (188)
- Finlanda, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Spanja, Suedia (187)
- Austria, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (186)
- Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Irlanda, Zvicra (185)
- Greqia, Australia (183)
- Republika Çeke, Maltë, Zelanda e Re (182)
- Islanda (181)
- Hungaria, Sllovenia, Malajzia (180)
- Letonia, Lituania, Sllovakia (179).





