Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është i bindur se përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike dhe që tashmë ka shkuar në Itali për ekspertizë, do të dalë fals.

Por Alibeaj ironizon duke shtuar se përgjimin jo-autentik do ta nxjerrë “prokuroria e Ramës dhe Xhafajt”.

Bast që audio përgjimi do dalë fals. Bast publik. Prokuroria e Ramës dhe Xhafajt do ta nxjerrë fals. Këtu do jemi”, u shpreh Alibeaj në Ora News.