Humbi jetën për shkak të WiFi –t të shkollës. Adoleshentja 15-vjeçare Jenny Fry u vetëvra, pasi sipas mjekëve, organizmi i saj kishte zhvilluar atë që quhet “alergji nga WiFi”, një patologji që shkakton një sensibilitet të veçantë ndaj lidhjeve wireless.

Vajza vuante nga shqetësime të rënda; ishte paralizuar, kishte dhimbje të forta koke, nuk kontrollonte muskujt. Për dy vite, ajo jetoi së bashku me këto shqetësime shëndetësore, derisa vendosi t’i jepte fund jetës.

Kështu e shpjegon për të përditshme britanike Mirror, nëna e adoleshentes vendimin e vajzës së saj.

Në fillim, shqetësimet që paraqiste vajza u lidhën me ndryshimet hormonale, por kur u zbulua se për çfarë bëhej vërtet fjalë ishte shumë vonë.

Ekspozimi ndaj valëve WiFi, ndaj të cilave nxënësit janë të ekspozuar në shkollat britanike, e bënë Jenny-n alergjike ndaj tyre

Vajza ndihej më mirë në verë, kur shkolla mbaronte, por rikthimi në klasë në shtator bënë që gjendja e saj shëndetësore të përkeqësohej, derisa mori vendimin ekstrem.