Ditën e diel, shërbimet e policisë të DVP-së Durrës, kanë kapur në kufi dy shtetas të huaj, një 26-vjeçar algjerian dhe një 28-vjeçare italiane.
Policia informon se shtetasi algjerian H.K. ishte larguar nga QKPA Babrru Tiranë, më datë 25.05.2018, pa njoftim. Për të u përpilua urdhër dëbimi, me të drejtë mos hyrje në territorin e Republikës së Shqipërisë, për një afat 5-vjeçar.
Ndërsa për italianen L.B., raportohet se u dërgua në QKPA Babrru Tiranë.





