Nga një emigrant i thjeshtë, një 22-vjeçar nga Mali është shndërruar në heroin e ditës në Francë pasi ngjiti pas asnjë lloj mbrojtje 5 kate të një ndërtese duke u kacavjerrë nëpër ballkone për t’i shpëtuar jetën një fëmije që ishte duke rënë.
Presidenti Macron e priti 22-vjeçarin Mamoudou Gassama në pallatin Elize ku e falënderoi personalisht. Prej veprimit të tij spontan, emigranti tani do të marrë nënshtetësinë franceze e do t’i bashkohet repartit të zjarrfikësve.
Më herët, falënderime i përcolli edhe kryetarja e bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, e cila tha se Mamoudou kishte mbërritur nga Mali disa muaj më parë me shpresën e një jetë më të mirë në Francë.





