Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe kanë grabitur një sasi parash në Kishën Kristjane të Fushë Arrëzit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa grabitësit kanë marrë paratë në arkë që hidhen nga besimtarët, por nuk dihet shuma e tyre.

Forcat e policisë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autoreve që kanë grabitur dhe dhunuar Kishën.