Dy të rinj humbën jetën mbrëmjen e djeshme në autostradën Milot-Fushë Krujë si pasojë e një aksidenti.
Mësohet se 4 të rinj po udhëtonin me një mjet tip ‘Volkswagen’ me targa AA 744 NJ që doli nga rruga e për pasojë u plagosën 4 persona, ku dy prej tyre vdiqën në spital.
Viktimat janë drejtuesi i mjetit, Erald Uzuni, 26 vjeç dhe pasagjeri Klodian Vladi, 21 vjeç (në foto) ndërkohë të plagosur mbetën shtetasit Mario Uzuni, 18 vjeç e A.C., 23 vjeç. Mësohet se Mario Uzuni është në gjendje kritike për jetën.





