Dy ngjarje të njëpasnjëshme kanë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. 

Një makinë është aksidentuar duke u përmbysur në autostradë.

Ndërsa një makinë tjetër fare pranë saj është përfshirë nga flakët.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur lehtë një femër që ishte pasagjere në njërin prej mjeteve.

Ajo është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.