Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës- Tiranë, ku janë përfshirë 5 automjete.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për të lënduar.
Si pasojë e aksidentit është rënduar trafiku në krahun Durrës-Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe lirimin e trafikut.





