Denoncimi i bërë nga banorë të fshatit Shetel, në Shijak, ka nxitur policinë të nisë hetimet për të identifikuar autorët e hedhjes së mbetjeve spitalore në rrugë.

Pikërisht një ditë më parë, banorë të zonës së njohur me emrin Shelëz kanë konstatuar të hedhura në rrugë mbetje spitalore.

Deri tani, nuk dihet se kush ka qenë autori i hedhjes së tyre në këtë vend.

Policia e Shijakut ka nisur hetimet lidhur me rastin në fjalë dhe ia ka përcjellë çështjen prokurorisë së Durrësit.