Është pickuar gjatë natës nga gjarpri, ndërsa ishte në gjumë. 35-vjeçarja nuk ka kuptuar gjë dhe është ngritur për të ushqyer me gji vajzën 3-vjeçare.
Pas pak orësh nënë e bijë janë ndjerë keq dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ku dhe kanë humbur jetën.
Ngjarja tragjike është regjistruar në Indi. Familjarët e dy viktimave kanë gjetur zvarranikun në një dhomë tjetër të shtëpisë, por ai ka mundur të shpëtojë.
Në Indi ekzistojnë 300 lloje të ndryshme gjarpërinjsh, 60 prej të cilëve helmues.





