Bledi Mane njihet si një gazetar i drejtpërdrejtë. I ftuar në emisionin Ditë e Re, mes batutave dhe humorit, foli për marrëdhënien midis Armina Mevlanit dhe djalit të ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Mane tha se çifti i famshëm nuk e dashuron njëri-tjetrin, por 'shtiren' në publik për interesa të caktuara.
Gazetari tha se Armina është një femër që thotë atë që mendon dhe se është produkt i nevojshëm i tranzicionit në Shqipëri.
Bledi Mane: "Armina lexohet. Çfarëdo lloj gjëje që mund të shkruash për Arminën lexohet. E di budallallëkun e saj, naivitetin e saj. Është një femër që atë që mendon e shpreh. I ngordhi macja apo qeni dhe kishte nxjerrë shalën e saj me një fustan të zi. Atë ndjeu dhe atë bëri, dhe kjo vlerësohet, nuk shtiret.
Ose ishte dasma mbretërore e Princ Harryt dhe t'i dëgjoje vlerësimet e BBC-së që ka skuadra të tëra me gazetarë profesionistë, që nuk di të bëjnë lajka dhe ti kishe kritikën e Arminës që fliste për fustanin e princeshës e shante Armina, ndërsa BBC e vlerësonte.
Mirëpo është budallallëk i padëmshëm, nuk i prish punë njeriu.
Ajo i duhet këtij tranzicioni në Shqipëri është produkt i këtij tranzicioni, bën sikur dashuron atë të shkretin, ai intereson për arsye të tjera që ja unë kam një njeri në krah."
Dajana Shabani: "Po edhe mund të duhen".
Bledi Mane: "Edhe unë me zogun duhemi, por duhemi në mënyrë…." (qesh)
/Ora News/





