Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Maminasit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas burimeve nga vendngjarja, nga përplasja mes një furgoni mallrash dhe një automjeti ka mbetur e lënduar një turiste e huaj.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që autostrada Durrës-Tiranë është e bllokuar për shkak të aksidentit.