PD ka mbledhur gjatë ditës së sotme grupin parlamentar, tre ditë para protestës së paralajmëruar kundër qeverisë, ku do të kërkohet largimi i ministrit Fatmir Xhafaj.
Në fletëpalosjet që do shpërndajë PD për qytetarët ku i fton që të marrin pjesë masivisht në protestën e së shtunës, janë disa nga ministrat dhe figurat e qeverisë që sipas opozitës duhet të largohen, pasi preken nga dekriminalizimi
Deputetët e PD me strukturat dhe të rinjtë, ditën e enjte dhe të premten do të bëjnë organizimin e protestës. Ata do trokasin derë më derë për të takuar njerëzit dhe për t’u shpërndare fletëpalosjet me këto mbishkrime:
“Ata mbajnë peng ekonominë, ata mbajnë peng Shqipërinë”.
“Nuk ka të ardhme për shqiptarët me krimin dhe drogën në pushtet”.
“Ne protestojmë për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar”.





