Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho nga mbledhja e Komisionit të Integrimit deklaroi se deri ditën e shtunë, opozita do të publikojë përgjime të tjera ku do të tregohen se si bëhen trafiqet e drogës.

Teksa mbledhja u shoqërua me debate, Spaho tha se PD nuk ka pasur një ministër të Brendshëm të lidhur me drogën. Kaq mjaftoi që mes tij dhe kreu të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla të nisë një debat, ndërsa ky i fundit i kërkoi Spahos që të pushonte.

DEBATET

Balla: Nuk ka ndodhur ne bashke vend te be qe ka qene ne kete faze qe jemi ne qe te kete nje opozite si kjo.

Spaho: Nuk ka pas nje minister te brendshem te lidhur me drogën (Nga PD)

Spaho: Si Frroku…

Balla: Pusho ti, pusho. Ik e merru me tenderat e ilaceve

Spahia: Fol per drogen, fol per Fatmir Xhafen

Balla: Pusho, kur flas une ketu nuk flet njeri. Per Fatmir Xhafen do flas se po ju godet aty ku ju dhemb me shume

Balla: Ka vetëm një person qe quhet Sali Ram Berisha qe është regjisori

Balla-Bumcit: Te njëjtën procedure qe ndoqe ti per Izet Haxhine qe i dhe garanci shtetit…

Spaho: Deri diten e shtune do te keni përgjime te tjera ku do tregohen se si behën trafiqet e drogës.