Arratisje e pazakontë nga ambientet e brendshme të Gjykatës së Vlorës. Një i arrestuar në 2017-n për kultivim kanabisi është arratisur këtë të mërkurë nga kati i dytë i Gjykatës, ku kishte dalë për t'u njohur me dënimin.
I arratisuri është Mikel Kasa, 28 vjeç, ndaj të cilit rëndonte edhe një akuzë tjetër ajo e rrëmbimit të personit.
Sapo dëgjoi vendimin e gjykatës, 28-vjeçari ka hipur mbi tavolinë dhe më pas është larguar me vrap nga kati i dytë i Gjykatës duke përfituar edhe nga fakti se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura.
Për Kasën është dhënë vendimi me 5 vjet burg, por dënimi i ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.





