Shqiptari Besjan Muja, i konsideruar si një ndër figurat kryesore të bandës së trafikantëve që qëndronte pas drogës me vlerë 750 mijë paund, të kapur në Gloucestershire, është dënuar me 2 vjet burg.

10 persona u arrestuan në operacionin e policisë në disa fabrika kanabisi dhe në prona që kontrolloheshin nga kjo bandë, në Gloucester dhe Cheltenham në 11 Tetor të vitit të shkuar.

I fundit që u burgos ishte shqiptari Besjan Muja. 31-vjeçari u dënua me 2 vjet heqje lirie nga Gjykata e Bristol të premten e shkuar.

Teksa dha pretencën në Prill, prokurori Ed Hetherington e përshkruajti atë si një prej figurave kryesore të kësaj bande, sëbashku me shqiptarët e tjerë Elis Gashi, Dardan Horhaj dhe Jeton Muja. Anëtarët e tjerë të bandës: Gurgen Nikoci, Jeton Muja, Krenhmik Muja, Dardan Horhaj, Dritan Muhametaj, Elis Gashi, Ardit Agaaj, Bardhyl Arifaj, Aranit Kasaheri

Oficerët gjetën 908 bimë kanabis, me vlerë rreth 750 mijë paund, në ato që prokurori Hetherington i përshkruajti si “fabrika tejet të sofistikuara” të prodhimit të kanabisit.