Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, ku një 51-vjeçare ka humbur jeten pasi është përplasur nga një makinë. Viktima është identifikuar si Lindita Kola, 51 vjeçe, ndërsa shoferi i automjetit ka qenë Hysen Shehu, 25 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur “Sheq i Madh”, ndërsa viktima ishte duke kaluar rrugën.

Mësohet se 51-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier, kurse shtetasi Hysen Shehu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes