Një ditë pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimit të Agron Xhafajt me Albert Veliun, i njohur tashmë si “Babalja”, reagon edhe kryeministri Edi Rama.
Ai publikon në rrjetet sociale pjesën e dytë të rrëfimit të gazetarit Jetmir Olldashi dhe shkruan se ky është blofi i radhës i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.
“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”,vjershëronte i madhi Këthe Spiri.
Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqipatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?”, shkruan Rama.
Ndërsa dje kryeministri u shpreh në një studio televizive se nëse përgjimi del autentik ai do të rishohë deklaratat që ka bërë në fillim.





