Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka bërë këtë sqarim sot nga qyteti i Gjirokastrës në lidhje me aplikimin e metodologjisë së re të taksës mbi ndërtesat. Sipas Ahmetajt, taksa nuk është shtyrë, por ka një periudhë tranzitore për të aplikuar metodologjinë e re.
"Në referencë të aplikimit të taksës mbi ndërtesat, një sqarim për të gjithë subjektet por edhe për qeveritë vendore, aplikimi i taksës së pronës nuk është shtyrë ashtu siç është keqinterpretuar në lajme, por ajo që unë kam sqaruar dhe që do ta risqaroj sot ka të bëjë me periudhën tranzitore, që do të thotë ligji i ka dhënë të drejtë njësive vendore që nuk bëhen dot menjëherë gati për metodologjinë e re të bazuar te vlera, për një periudhë tranzitore mund të përdorin metodologjinë e vjetër. Pra, taksa vazhdon aplikohet, taksa nuk është shtyrë, por ka një periudhë tranzitore për të akomoduar metodologjinë e re me bazë vlerën",- tha ministri Ahmetaj.





