Një çift bashkëshortësh kanë rënë në prangat e policis, pasi akuzohen për "Mashtrimi me pasoja të rënda".

Burime zyrtare bënë me dije se Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit: Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe gruan e tij Migena Kajolli, 27 vjeçe.

Shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda" parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal.