Për kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev nuk ka shumë rëndësi mënyra si do të përkthehet në gjuhën shqipe emri i ri i Maqedonisë. Sipas tij, me rëndësi është zgjidhja e emrit. I pyetur se kush e këshilloi që emrin Maqedonia e Ilindenit të përkthehet në siç e quajti ai “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, Zaev gishtin drejtori te partnerët e koalicionit.
"E dini që edhe në partinë time kam disa shqiptar, por edhe në koalicion. Në fund të ditës besoj se përkthimi është më pak i rëndësishëm në krahasim me përmbajtjen. Nuk them fare e parëndësishme, është, por çështjet transparente për përkthim do të bëhen në konsultim me qëndrimin e opinionit, ekspertëve dhe do të vendoset si do të përkthehet", tha Zaev, transmeton Alsat-m.
Nga BDI vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se emri i propozuar në shqip është i qëndrueshëm. Madje zëvendëskryeministri, Bujar Osmani në rrjetin social Facebook, përmes një statusi akuzoi kritikuesit për mentalitet të ulët për shkak të akuzave që iu drejtuan atij dhe subjektit të tij për përkthimin skandaloz dhe të pakuptimtë Ilindenit.