Këtë të hënë kryeministri ka zhvilluar një tur llogaridhënieje në qytetin e Gjirokastrës, aty ku është përballur me ankesën e një nëne, të cilës i është hequr padrejtësisht nga puna e bija.
Gruaja, e sëmurë me kancer, është shprehur se vajza e saj ka qenë studente ekselente dhe pas disa vitesh punë në Ministrinë e Drejtësisë është shkarkuar, sipas saj padrejtësisht.
Pjesë nga biseda me Ramën:
Qytetarja: Unë jam invalide se vuaj nga dy kancere, i gjirit dhe i mitrës, falenderimin dua ta them të parin, të falenderoj për onkologjikun e Tiranës, ishte një aparaturë moderne.
Problemi i dytë dhe ankesa e ime si nënë është kjo vajzë që është studente e ekselencës. Është trajtuar me bursë nga Juridiku i Tiranës, ka punuar 7 vjet në Ministrinë e Drejtësisë, si specialiste te të Përndjekurve politik. Ka dy vjet pa punë, arsyeja është se kur vajza ime lindi fëmijën e dytë e hoqi nga puna Nasip Naço. Kjo ishte ankesa ime.
Rama: Pas takimit këtu është zv-ministrja e Drejtësisë, takojeni dhe zgjidheni këtë çështje.





