Për arsye të shumta, rastet e dhunës në familjet e Durrësit nuk kanë të sosur.
Një i tillë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin bregdetar ku djali ka dhunuar nënën e tij, çka e ka detyruar këtë të fundit të kërkojë ndihmën e efektivëve të Durrësit.
Policia bën me dije se më datë 20.05.2018, është lëshuar urdhri i mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.M., vjeç 75. Burimet zyrtare informojnë se djali 50-vjeçar, shtetasi A.B., ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi të moshuarën.
Për 50-vjeçarin e denoncuar nga e ëma, u referuan materialet në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".





