Kanë kaluar gati 10 vite, që nga data 22.08.2008, kur shtetasi nga Shijaku F.D. 54 vjeç i mori përmes mashtrimit bashkëqytetarit të tij S.K. 60 vjeç një sasi lekësh dhe dollarësh.

Që nga ajo kohë, shijaksi i mashtruar nuk ka parë t’i kthehen paratë.

Por, përveç mashtrimit, 54-vjeçari F.D. akuzohet edhe për shmangie të detyrimeve tatimore, pasi ka fshehur të ardhurat.

Tashmë, me dy akuza në adresë të tij, shijaksi 54-vjeçar pritet të përballet me telashe.