Një aksident rrugor me dy të plagosur është shënuar ditën e djeshme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, në zonën e plazhit, ku 48-vjeçari A.H., banues në Durrës, teksa drejtonte mjetin tip "Ford", është përplasur me motorin tip "Piaxho" me drejtues XH.A, vjeç 51, banues në Shkozet.

Për pasojë, 51-vjeçari që drejtonte motorin, i cili po udhëtonte sëbashku me vazjën e tij 17-vjeçare kanë përfunduar në spital. Sipas njoftimit të policisë, dy të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet  për drejtuesin e automojetit "Ford" u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" sipas nenit 290 të Kodit Penal.