Mesditën e sotme dy persona, turistë shqiptarë, kanë rënë nga lartësia te vendi i quajtur Shpella e Pëllumbasit në Tiranë.

Policia njofton se njëri prej turistëve është marrë nga rrjedha e ujit dhe nuk dihet fati i tij, ndërsa tjetri i cili kishte mbetur në një grykë kanioni është nxjerrë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. 21-vjeçari ka marrë plagë të lehta dhe po dërgohet në spital për kontroll. 

NJOFTIMI I POLICISË

"Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., (pjesë të një grupi turistësh shqiptarë).

Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., vjeç 21 ka mbetur në një grykë kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.," njoftoi më herët policia.