Gjatë mbushjes së një bombule, ka shpërthyer valvula në një karburant në afërsi të stacionit të trenit në qytetin e Shkodrës.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një punonjës i karburantit, i cili ka marrë plagë në fytyrë.
Fatmirësisht ndërhyrja në kohë shmangu pasojat me tragjike.
I plagosuri është transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca policore si dhe zjarrfikës.





