Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Policia e Dibrës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Rafael Muça, 29 vjeç, banues në Kastriot, Dibër.
Kapja dhe ndalimi i 29-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur masën e sigurimit "Arrest në burg", për veprën penale të "Vjedhjes", të kryer në bashkëpunim, të parashikura nga neni 134/2 të Kodit Penal.
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.





