Në fundjave Policia Rrugore shton kontrollet për ruajtjen e sigurisë në rrugë, duke forcuar kështu edhe masat për abuzuesit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook-ut, Policia e Shtetit ka paralajmëruar të gjithë drejtuesit e mjetit që drejtojnë në gjendje të dehur.
"Stop alkoolit në timon! Shtetasi P.Sh drejton mjetin në gjendje të dehur në masën 0.72 mg/l testi i parë dhe 0.69 mg/l testi i dytë. Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, se pasojat janë të mëdha.", thuhet në mesazhin e policisë.
Po ashtu policia shkruan se: "Vijon puna e Policise Rrugore me kontrollet e kombinuara në rruget Interurbane dhe Urbane të kryeqytetit, ndonëse prezenca e Policisë është e shtuar, përsëri ka drejtues mjetesh të cilët me vetëdije drejtojnë mjetet me shpejtësi mbi normat e lejuara me 152 km/h, 168 km/h si dhe nën efektin e alkoolit. Fundjava shijohet më shumë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor".





