Vjedhja e automjeteve është një fenomen i njohur në Durrës, madje hajdutët nuk janë stepur as kur mjetet kanë qenë të parkuara para banesave të qytetarëve.
Por ajo që është regjistruar një ditë më parë në zonën e plazhit i ka lënë të habitur edhe efektivët e policisë.
Ata kanë ndaluar shtetasin A.T. 47 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në tentativë për të vjedhur naftën e automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.T, vjeç 32.
Pas kapjes në flagrancë, ndaj qytetarit nga Tirana ka nisur procedimi penal për veprën “Vjedhja mbetur në tentativë”.





